Reagon Pal Lekaj – ka një thirrje për kryeministrin Mustafa

Reagon Pal Lekaj – ka një thirrje për kryeministrin Mustafa

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ia ka kthyer përgjigjen kryeministrit, Isa Mustafa i cili kërkoi nga Lekaj që të tregojë se ku janë humbur ata 8,200 hektarë tokë nga marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Mustafa që të shkojnë së bashku në Çakorr e Kullë (dy pika të kontestueshme në kufirin me Malin e Zi), dhe të shfaqë argumentet e tij, raporton Insajderi.

“Dështimet tuaja në këto vite të qeverisjes janë për disa arsye…besimin, legjitimitetin edhe pse të dyshimtë nuk e përdoret për të zhvilluar Kosovën, por për të rritur veten tuaj…nuk e përdoret për suksesin e institucioneve por për suksesin e egos tënde dhe së patjetër duhet pranuar populli se ju nuk bëni gabime gjatë punës”, tha Lekaj.

Lekaj po ashtu akuzoj kryeministrin Mustafa se po e kthen Kosovën “nga një vend i bekuar nga zoti me pasurinë natyrorë e njerëzore në një vend ferri”. /Insajderi.com