Reagon PDK-ja: Haliti nuk është ftuar nga Specialja

Reagon PDK-ja: Haliti nuk është ftuar nga Specialja

Pas qarkullimit të lajmit se nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti,është ftuar nga Gjykata Speciale, ka ardhur edhe reagimi i këtij subjekti, njofton Insajderi.

PDK e ka demantuar lajmin e publikuar në një media në Shqipëri se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Intervista e tij e dhënë për një medium në Tiranë, është keqinterpretuar dhe nxjerrë jashtë kontekstit”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“Një gjë të tillë më pas e ka konfirmuar vete edhe Haliti se nuk ka kurrfarë ftese dhe po i vazhdon normalisht detyrat e tij partiake”, thuhet më tutje./Insajderi.com