Reagon PDK-ja, mohon se janë rrahur mes vete zyrtarët e saj në Podujevë

Reagon PDK-ja, mohon se janë rrahur mes vete zyrtarët e saj në Podujevë

Përmes një reagimi, Komisioni për zgjedhje të brendshme i PDK-së ka demantuar rastin e rrahjes mes anëtarëve të kësaj partie.

Sipas tyre nuk ka pasur asnjë konflikt dhe procesi zgjedhor po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Më 4 shkurt 2019, në Dobratin e as në ndonjë nëndegë tjetër, gjatë zhvillimit të procesit të brendshëm zgjedhor, nuk ka pasur asnjë konflikt, as kacafytje. Procesi zgjedhor është duke ecur në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë e dëshmojnë pjesëmarrja masive e cilësore e paparë ndonjë herë në praktikën tonë politike. Për hir të informimit objektiv të qytetarëve, në veçanti të anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarët e Komisionit për zgjedhje të brendshme, demantojmë fuqishëm spekulimet e thëna”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, procesi i brendshëm zgjedhor deri më tash është zhvilluar në përputhje me rregulloren.