Reagon Peci pas deklarimit të Haradinajt se Osmani është presidente e dobët

Reagon Peci pas deklarimit të Haradinajt se Osmani është presidente e dobët

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Faton Peci, i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se “Kosova ka një president të dobët në detyrë”, njofton Insajderi.

Peci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e kupton mendësinë e gjykimit të Haradinajt, për shkak se ka sfond prej ushtaraku, por theksoi se në politikë nuk kryejnë punën muskujt.

“Në politikë nuk kryejnë punë muskujt, por shkathtësie politike, të cilën ju nuk e keni demonstruar. Kjo, ngase po të ishte kështu do të ishe ende kryeministër, por jo shef i një partie të vogël opozitare, që lufton për mbijetesë”, shkruan Peci.

Haradinaj dobësinë e presidentit të Kosovës e ka parë duke e krahasuar me Serbinë, e ku si pasojë e kësaj, sipas tij, kjo i krijojnë mundësi Vuçiqit që të bëj deklarata ani-shqiptare./Insajderi.com