Reagon Potera pas akuzave për vjedhje të rrymës

Reagon Potera pas akuzave për vjedhje të rrymës

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera është akuzuar sot për vjedhje të rrymës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me datë 08.06.2017, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “vjedhje e energjisë elektrike”.

Padinë ndaj Poterës e ka ngritur kompania KEDS, përderisa të njëjtën padi Prokurori i rastit e ka pranuar me datën 22 nëntor 2016, për veprën e dyshuar vjedhje e shërbimeve komunale.

Mirëpo këto akuza i ka mohuar Potera ai ka thënë se kjo nuk është e vërtet duke theksuar se kjo punë nuk ka të bëjë asgjë me të.

“Jo kjo nuk është e vërtetë, unë jetoj në bashkësi familjare, unë jam qe një kohë duke jetu në Prishtinë, kjo punë nuk ka të bëjë kurrgjë me mu. Nuk jam i informuar për këtë gjë, bile është hera e parë që po e dëgjoj. Unë nuk kam informacion, kjo mundet me qenë një shpifje e radhës”, ka thënë Potera.

Ai ka shtuar se “një padi e di që e kam pa në Zëri dje, që kryetari aktual më ka padit për një shpifje që ai e quan, unë e kam dëshminë mbi bazën e atyre të familjes së biznesit dhe veç qato e kam thonë e veç atë padi e di që e kam prej gjyqit, e tjetër send mu nuk më ka ardhë asnjë gjë”.

Disa ditë më herët Potera është akuzuar nga kundër kandidati i tij Agim Veliu nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), se ka mbuluar posterin e heronjëve.