Themeluesi i grupit “Koha”, publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, dhe aksionar prej 30 për qind në një biznes që pos disa vilave në Brezovicë ky biznes ka ndërtuar " />

Reagon publicisti Veton Surroi për ndërtimin në Brezovicë: Jemi brenda ligjit

Reagon publicisti Veton Surroi për ndërtimin në Brezovicë: Jemi brenda ligjit

Themeluesi i grupit “Koha”, publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, dhe aksionar prej 30 për qind në një biznes që pos disa vilave në Brezovicë ky biznes ka ndërtuar edhe një objekt shumëkatësh, në kundërshtim me ligjin, ka reaguar ndaj shkrimit që është publikuar në Insajderi, të hënën e 24 shkurtit. 

Sipas këtij hulumtimi të Insajderit, një firmë, aksionar në të cilën është Veton Surroi, po konsiderohet shkelëse e madhe ligjore, madje edhe penale. Surroit, i janë ndalë punimet ne hotel, por Surroi në reagimin e tij të dërguar në adresë të gazetës, thotë se të gjitha punimet në këtë investim, janë brenda ligjit. 

Ai madje ka kërcënuar me padi ndaj gazetës online “Insajderi” për botimin e këtij shkrimi, i cili bazohet krejtësisht në dokumente zyrtare të shtetit. Gazeta Insajderi, ka siguruar dosjen e inspektimit të ndërtimeve në Brezovicë, që është pjesë e parkut kombëtar “Sharri”. Në këtë dosje, janë dhënë arsyet e bllokimit të punimeve dhe hetimeve, të cilat mund ti lexoni në këtë shkrim: 

Shkatërrim natyre e uji në Brezovicë – Sabit Geci e Veton Surroi dyshohen për ndërtime hotelesh në kundërshtim me ligjin

Ndërsa ky është reagimi pesë pikësh i Surroit:

  1. “Stella Consulting” është pajisur me të gjitha lejet e nevojshme ndërtimore dhe pëlqimet mjedisore , ujore e të tjera për të zhvilluar aktivitetin e vet afarist. Për që gjitha ekziston dokumentacioni i rregullt në MMPH dhe Komunën e Shtërpces.
  2. Portali “Insajderi” bën konstatime të njëanshme në bazë të një Raporti të njëanshëm të një inspektori në të cilin pretendohet  se mungojnë pëlqimet dhe lejet. Dokumentacioni në komunën e Shtërpces dhe MMPH të Kosovës qartazi konstaton se “Stella Consulting” i është përmbajtur të gjitha kërkesave ligjore.
  3.  Drejtori ekzekutiv i “Stella consulting” i ka shkruar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë për shkeljet ligjore që po bëhen në pengimin e këtij investimi të jashtëm dhe ambasadori ka ngritur këtë çështje edhe me Prokurorin e përgjithshëm të Kosovës.
  4. Portali “Insajderi” i vendos-qartazi gabimisht- raportet për dyshime të inspektorëve apo të prokurorit si mendime apo vendime të shtetit. Poashtu konstaton se Gentjan Sula është shkarkuar si konsull nderi nga ministri Cakaj; Gentjan Sula është konsull nderi i Malajzisë. Tutje konstaton se Veton Surroi është shkelës i natyrës dhe i ligjit. Që të gjitha këto tregojnë se duke u mbështetur në interpretime spekulative apo të pavërteta objektivi i shkrimit të “Insajderit” është  denigrimi i personaliteteve.
  5. Partnerët e “Stella Consulting” kanë autorizuar avokatin që të ngre padi ndaj portalit “Insajderi”