
Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë, ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook, për ngritjen e aktakuzës nga Gjykata Speciale, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, njofton Insajderi.
Berisha ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të njolloset, ndërsa për presidentin e vendit dhe kryetarin e PDK-së, ka shkruar se shpreson që do ta dëshmojnë pafajësinë.
“Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund ta zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut”.
“Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit”.