Reagon Thaçi pas dëmtimit të varrezave të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Rahovec

Reagon Thaçi pas dëmtimit të varrezave të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Rahovec

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas dëmtimit të varrezave të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Rahovec.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se dëmtimi i këtyre varrezave është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumë etnike, përcjell Insajderi.

Ai, ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.

Postimi i tij i plotë:

Dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike. Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë. Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë! HTH/Insajderi.com