Reagon UP-ja: Isa Mustafa nuk është paguar nga viti 2016

Reagon UP-ja: Isa Mustafa nuk është paguar nga viti 2016

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina:”, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, është paguar  pa mbajtur mësim, njofton Insajderi.

Përmes një reagimi për media, në komunikatën zyrtare të Universitetit të Prishtinës, thuhet se Isa Mustafa nuk është paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim.

Tutje në këtë deklaratë precizohet edhe koha se kur i është ndërprerë pagesa Isa Mustafës, kohë e cila përkon me dhjetorin e vitit 2016.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në medie dhe në platforma të tjera online, të një lajmërimi që prof. dr. Isa Mustafa është duke u paguar nga ana e UP-së pa mbajtur mësim. Me anë të këtij sqarimi për medie dhe për opinion publik, informoheni që profesor Isa Mustafes nuk i është ekzekutuar asnjë pagesë nga UP-ja që nga dhjetori i 2016-tës”.

Universiteti i Prishtinës mbetet i hapur për bashkëpunim me mediat dhe akterët e tjerë, për të hedhur dritë në të gjitha çështjet me interes për opinionin./Insajderi.com