Ibr" />

Reagon vëllau i Qerim Kelmendit: Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë

Reagon vëllau i Qerim Kelmendit: Festoni rugovistë “pacifistë” – dorë e zgjatur vrastare e Serbisë

Ibrahim Kelmendi, anëtar i ish Lëvizjes Popullore të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së vëllaut të tij, Qerim Kelmendi.

Qerimi ishte një nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vëllau i tij përmes një statusi në Facebook, ka shkruar “festoni rugovistë ‘pacifistë’”

Postimi i plotë:

“Festoni rugovistë ‘pacifistë’… Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”, ka shkruar Ibrahim Kelmendi në Facebook.

Vrasja e Qerim Kelmendit ka ndodhur në mesnatë. Ai është gjetur i djegur në veturë.

Po ashtu kanë filluar reagimet e para në profilin e tashmë të ndjerit, Qerim Kelmendit.

Ndryshe, në orët e mesnatës është vrarë Qerim Kelmendi.

Burimet e Insajderit, kanë bërë të ditur se Kelmendi është vrarë mbrëmë në fshatin  Zahaq rreth mesnatës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, të cilët kanë dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të pajetë të Kelmendit, shkruan Gazeta Insajderi.

“Me datën 27.02.2020 rreth orës 01:27, Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në fshatin Zahaq-Pejë, në një rrugë është duke u djegur një veturë. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë  tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia tregon se gjatë kohës sa zjarrfikësit ishin duke e lokalizuar zjarrin, aty e kanë vërejtur edhe një person.

“Në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar”, theksohet në njoftim.

“Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VW Passat me targa vendore”, thonë nga policia në Pejë.

Sipas kësaj komunikate, thuhet se Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ‘vrasje’ dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm./Insajderi.com