Reagon Vetëvendosja: Kurtit nuk i mohohet e drejta për kandidim

Reagon Vetëvendosja: Kurtit nuk i mohohet e drejta për kandidim

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë në faqen e saj zyrtare në Facebook pas shpalljes së Aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, njofton Insajderi.

Kjo parti ka thënë se Kurtit nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mblidhet Këshilli drejtues i partisë dhe do të bëhet nominimi i Kurtit si kandidatë për kryeministër.

Në kumtesën e VV-së thuhet që, pretendimet e subjektit tonë politikë janë vërtetuar duke e shpallur ta pa vlefshme votën e deputetit Etem Arifi./Insajderi.com