Reagon Visar Dermaku pas publikimit të lajmit për rrahjen e tij

Reagon Visar Dermaku pas publikimit të lajmit për rrahjen e tij

Pas lajmit për rrahjen e tij, humoristi Visar Dermaku ka reaguar në faqen e tij të Facebook-ut, duke thënë se është më i fortë se kurrë dhe se rrahja nuk i ka bërë asgjë.

Dërmaku që njihet me nofkën e humorit “Gani Gërmia” pas publikimit të lajmit në Gazetën Express ka shkruar:” Më i fortë se kurrë “Gani Gërmia”, në profilin e tij në Facebook.

Ma i fort se kurrë "Gani Germia" ??

Gepostet von Visar Dërmaku am Sonntag, 11. August 2019

Dje, humoristi Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur tepër keq dhe në pabesi.

Burimet e Gazetës Express mësojnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është kushëri i largët i Bajram Kosumit, Rigzon Kosumi, i cili është djali i diplomatit kosovar në Austri, Isa Kosumi.

Arsyeja e rrahjes nuk dihet, por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku.

Rrahet Gani Gërmia – sulmuesi dyshohet të jetë kushëri i Bajram Kosumit