Kryeparlamentarja e Kosovës komenton zhvillimet e fundit në Lidhje me gjykatën Speciale. Flet me gjuhë paqësore. Thotë se duhet maturi dhe qetësi.
Në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me akuzat e Gjykatës Speciale në drejtim të Thaçit dhe Veselit, ka reaguar edhe Vjosa Osmani. Ajo ka bërë thirrje për qetësi, unitet dhe maturi në këto momente, njofton Insajderi.
“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion”.
Ajo më pas ka vazhduar se “ne duhet ti themi krimet që i ka kryer Serbia, çdo ditë e kudo në SHBA, në BE, në Kosovë”. /Insajderi.com