Real Madridi pa Ronaldon kundër Deportivos

Real Madridi pa Ronaldon kundër Deportivos

 

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk është ftuar fare kundër në një ndeshje mjaftë të rëndësishme të Real Madridit, kundër Deportivo La Coruna.

Sipas listës së publikuar në llogarinë zyrtare të Real Madridit në Tëitter, Ronaldo nuk është ftuar fare për këtë ndeshje.

Zinedine Zidane pritët që të startoje me dyshen sulmuese përpara Karim Benzema dhe Alvaro Moratta, pas mungesave të shumta në fazën sulmuese.

Zidane në ndeshjen kundër Deportivos nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Gareth Bale,Pepes dhe Sergio Ramos, ky i fundit për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Barcelonës.

Në këtë ndeshje është ftuar edhe Raphale Varane i cili ka qenë i lënduar qe një kohë të gjatë.

Kujtojmë që Real Madridi të martën do të zhvillojë ndeshjen e parë të gjysmë finales së Ligës së  Kampionëve kundër Atletico Madridit./Insajderi.com