Lideri i iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, ka thënë se realiteti i presidentit të Kosovës, Hashim Thacit, të cilin e besojnë 99 për qind të kosovarëve, nuk është i njëjtë me atë të serbëve.
“Kosova është e pavarur vetëm deri në atë masë sa Serbia pajtohet dhe ata do ta shohin këtë sa herë që tentojnë të hyjnë në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Ivanoviq për B92.
Ai ka thënë se qëndrimet e Thaçit për një “marrëveshje historike” janë në rregull, por Ivanoviq thotë se Thaçi jep shenja se do të përfundojë dialogu edhe pse ai nuk është i autorizuar për të vendosur në lidhje me këtë.
“Ai ende flet për diçka që është gjysmë e vërtetë, dhe kjo është se dialogu është jo i pëlqyeshëm për nga popullariteti, por unë mendoj se kjo është mënyra e vetme për të zgjedhur problemet. Sidoqoftë, ka edhe shumë çështje që duhet të diskutohen dhe unë mendoj se Prishtina nuk pyet se çfarë do të ndodhë mbi tavolinë”, është shprehur Ivanoviq.
Gjithashtu ai ka thënë se deklaratat e Thaçit janë “deklaratë tipike nga ana e shqiptarëve”.
“Ata kanë realitetin e tyre dhe qëllimet e tyre, dhe ata hyjnë në negociata për të nxjerrë drejtpërdrejt apo tërthorazi njohjen”, ka thënë Ivanoviq.
Ivanoviq beson se Thaçi do të mbetet në krye të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinë.
Gjithashtu ai ka përmendur se është një ndjenjë e keqe në mes të serbëve kur vjen te niveli i kryeministrit, sepse duhet të flasësh për Haradinajn. /Insajderi.com