Reality show

Shkronja: Idro Seferi

Reality show

Është magjepsëse politika në Ballkan. Gjithmonë diçka lëviz, në jetojmë dhe ecim, kurse disi kthehet dhe rri në një vend. Dallimi i tanishëm me atë të dikurshëm është se tani gjithçka bëhet live në tv dhe më shumë rëndësi i kushtohet paraqitjes publike se sa marrjes me menaxhim të vërtetë të situatave. Politika preferohet të ndiqet në televizion me një tas akullore!

Një akullorxhinjë mund të bëj disa truke në varësi të ushtrimit të profesionit të tij. Ka nga ata që e qëllojnë menjëherë enën apo fishekun dhe luajnë me toptha të akullt si në cirk. Ka nga ata që mbushin nga aparati dhe e kthejnë në përmbytje ta tregojnë orën dhe magjia është që akullorja pavarësisht se është akullorja e kthyer nga toka, ajo nuk bie. Në fëmijëri në lagje e kemi patur një të tillë. Kjo “fore” i ka ndezur shpesh. Përveç tek fëmijët e lagjes që e kanë njohur dhe trukun e ka patur të vjetër disa dekada. Ne ia dinim lëvizjet. Një kuzhinier ta zëmë ka për detyrë ta njeh ushqimin në thelb, përmbajtjen dhe çdo aspekt të saj ta dijë sa ta pjek, ta ziej, apo sa ti shtoj erëza. Për këtë është me rëndësi njohja e shitësve, tregtarëve, dhe mbi të gjitha magjia e kombinimit dhe arti i servimit.

Një postier çon letra. Një mjek shëron njerëz dhe shpëton jetë. Një berber rruan mjekra dhe një pilot fluturon. Por, të gjitha profesionet të përbashkët e kanë procesin e krijimit, të kryerjes dhe secila prej tyre kanë nga një botë solare dhe sistem të tyrin. Politika, gjithashtu. Të qenurit një punë nuk nënkupton vetëm punën në dyqan, fabrikë apo shërbim konkret. Politika është një profesion për të cilin kërkohen një lloj aftësive të veçanta. Nuk ka profesion të caktuar, por prirje të kuptuarit të funksionimit të botës. Kështu lind fushata, kontaktet, bisedat, debatet, për të arritur tek rezultati. Politika është një punë e mirë dhe shumë kanë qejf të merren me të.

Disa pasi kanë lexuar librat e gabuar mbi ideologjitë dhe idealizmat, e të tjerë për interes. Disa duan ndryshime dhe disa të tjerë duan të ndryshojnë. Si çdo punë tjetër edhe ajo ka nevojë për një sistem dhe drejtues. Kush i hedh thëngjill dhe zjarr lokomotivës ai e ka në dorë ta drejtojë atë. Në disa vende të botës politika është një profesion më trajta tjera dhe tema të tjera se sa ajo në Ballkan. Diku ajo mundohet të gjej kuptim, diku kërkon konflikt, diku kërkon progres, e diku kërkon promovim teorishë. Gjithsesi emërtues të përbashkët si rezultat ky profesion kaq i lakmueshëm e ka fuqinë, kontrollin, pushtetin. Kjo është natyrë e njeriut. Mirësjellja është një veti e mësuar, e kultivuar dhe e gjetur në një bashkësi apo nga dikush tjetër. Dëshirat dhe nevojat po ashtu.

Në Ballkan ekziston një mitizim i politikës ashtu siç ndodh rëndom në vende të vuajtura e në tranzicion që botën e e mendimeve të thella e kanë ëndërr dhe shpresën se do në botën e kryeqyteteve elitare dija ka vlerë. Këtu njerëzit e kanë traditë të lidhën për emra, për idhuj, figura, heronj, legjenda dhe mite. Andaj politika e ka pikërisht punën e lehtë. Arrin ta menaxhoj situatën.

Truket politike janë të ngjashme me ato të mjeshtrive të akulloreve, kryesisht përsëriten dhe bëhen bajat. Por, akullorja vazhdon të jetë e mirë. Në këtë rast rrëfimi.

Evropa dhe bota është përballur me një lloj unifikimit të pop-politikës dhe ideve. Personazhet në krye të shteteve kanë tipare dhe kopjohen. Ngjajnë të djathtët me të djathtët e të majtët me të majtët. Bota ka konsumuar idetë politike dhe ndodhet në fazën e eksperimenteve. Ballkani ndodhet në fazën praekperimentale dhe posteksperimentale. Pra, kjo lloj gjendje në shoqëri të papërfunduara me shtimin e globalzimit përfitohet një lloj dhune skenike. Kjo histori ka nisur në fund të viteve të 80 në ish-Jugosllavi.

Kur kam qenë i vogël ndiqja Kuvendin e Jugosllavisë. Kryesisht luftë politike e pafundme deri në orët e vona. Jugosllavia u shpërbë dhe ngeli sërish kuvendi i SRJ Jugosllavisë që vazhdoi me të njëjtin ritëm. Më pas në televizion tregoheshin raketat ndriçuese natën dhe luftarat e mëvoneshme bashkë me kufomat nëpër rrugë. Por, angazhimi televiziv i politikës në jetën e përditshme në Ballkan është si ozoni. Pafundësia e saj ka arritur që çdo konflikt, i brindshëm mes rivalëve, rajonal mes shteteve për hir të armiqësive të vjetra e çdo gjë është në debat. Kakofonia politike është kthyer në një reality show. Çfarë ndodh nëse nuk dalin në media? Jo për ta akuzuar median në asnjë mënyrë, por për ta treguar pse politika në Ballkan mbanë takime nëpër media.

Nëse e merrni një studio televizive në cilin do vend ka program dy orësh që nuk kuptohet. Pasi dëgjohen vetëm fjalë që fluturojnë në dy krah të kundër. Hajdut…kriminel,… bandit…tradhtar…mbledhës kanaçesh…

Ndodh shembull që në transmetim live arrestohet njeriu. Apo shembull kërcënohen gazetarët. Ka ndodhur në Ballkan që shembull ministri ta rreh gjatë intervistës. Dalje nga studiot është metodë e mirë. Pastaj bërja sikur nuk di gjë për ça e kishe fjalën. Në televizion tani ndodh gjyqi, shpalosja e programit…në televizion ndodh gjithçka. Për këtë punë edhe shërben televizioni. Por, qytetarët më duket se nuk e kuptojnë momentin kur ndodhi që politika si profesion u kthye në një reality show?! Dhe, a kanë përgjegjësi ata për shembull për faktin që partitë politikë që dalin në çdo zgjedhje nuk kanë program, por marrin peng programin e televizioneve?! A e meriton çdo popull qeverinë që ka siç thotë thënja e vjetër? Dhe, a u besojnë opozitave? Pse nuk marrin pjesë në politikë si masë kritike, por si simpatizues? A ka vend për debat, dialog dhe ndoshta për pak ndryshim mes njerëzve apo jo?

Nëse politika do ti kushtonte shembull rëndësi zgjidhjes së një problemi të caktuar aq kohë sa merr një deklarim, ka mundësi që mund të vihej deri te ndonjë zgjidhje. Shembull askush në Ballkan nuk befasohet me asgjë. Këtu është me rëndësi më the e të thash pasi për shembull edhe po të ecin elefantët nëpër qytete, nuk ndodh gjë pa u bërë zyrtare. Mykja administrative, problemet procedurale të qindra llojeve, ilaçet e gabuara e kush e di se çfarë. Mjekët që të sakatojnë.  Problemi është se disi kjo shkon dhe vjen prapë. Nuk është ideja as tek protestat e vazhdueshme sepse revolucionet nuk ndodhin çdo pesë vjet. Nëse shihen nga të gjitha vendet nga pak histori që nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia me Bosnjën, ne të gjithë qeshim me tragjikomeditë. Të gjitha këto vende kanë ngelur diku, në disa pjesë padrejtësisht, por për një pjesë të gjërave do të duhej vënë gishtin?! A ka dikush pikë përgjegjësie për çfarëdo gjëje më të vogël apo siç thonë popullorçe a po ju vjen marre?

Sa është ora? Ruju po t’shkrihet akullorja…!