Realizohet kërkesa e Zemajt: Orlando takon ekipin mjekësor nga Italia që do të këshillojë autoritetet e Kosovës kundër Coronavirusit

Realizohet kërkesa e Zemajt: Orlando takon ekipin mjekësor nga Italia që do të këshillojë autoritetet e Kosovës kundër Coronavirusit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka mirëpritur ekipin ushtarak mjekësor nga Italia, të cilët do të këshillojnë autoritetet e Kosovës në përgjigjen ndaj Coronavirusit për dy muajt e ardhshëm, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur vetë Orlando, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale.

“Puna me partnerët vendorë tashmë ka filluar. Jam krenar për partneritetin tonë”, ka shkruar ai.

Ditë më parë, derisa është pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ky i fundit kishte kërkuar nga Orlando ndihmë duke dërguar profesionistë shëndetësorë, veçanërisht mjekë të reanimacionit, anesteziolog, që me përvojën e tyre ta mbështesin vendin në këtë kohë pandemie. /Insajderi.com