Reçica: PDK nuk ka kërkesë specifike për miratimin e buxhetit

Reçica: PDK nuk ka kërkesë specifike për miratimin e buxhetit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se partia të cilës i takon nuk ka ndonjë kërkesë specifike për miratimin e buxhetit, duke konfirmuar se do ta votojnë atë, transmeton Insajderi.

Ai tutje ka thënë se në seancën kur pritet të votohet buxheti, PDK do të diskutojnë dhe do t’u tregojnë qytetarëve për keqqeverisje nga dy qeveritë, ajo Kurti dhe Hoti.

“Situata është e ndjeshme dhe mos votimi i buxhetit do të krijojë gjendje të rëndë për vendin, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për situatën në përgjithësi”.

“Ne do ta votojmë buxhetin, por do të diskutojmë dhe s’kemi ndonjë kërkesë specifike, por do të tregojmë qytetarëve se dy qeveritë kanë keqqeverisur vendin”, tha ai.

Reçica u shpreh se PDK do të votojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare. /Insajderi.com