Reçica takon ushtarët amerikan, i falënderon për donacionin e dhënë në Shtëpinë e të Moshuarve

Reçica takon ushtarët amerikan, i falënderon për donacionin e dhënë në Shtëpinë e të Moshuarve

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot në mëngjes ka takuar ushtarët amerikan për ti falënderuar ata për donacionin e dhënë, për rregullimin e një pjese të kopshtit të Shtëpisë së të Moshuarve.

Ministri që vjen nga Nisma Socialdemokrate tha se çdo lloj ndihmese, siç është edhe ky donacion i KFOR-it amerikan, në mënyrë që nënat, gjyshet e gjyshërit tanë të kalojnë ditë të këndshme argëtuese brenda kësaj shtëpie, është një hap i çmuar dhe ne e vlerësojmë shumë.

Statusi i plotë i Reçicës:

Nisa ditën sot në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, bashkë me ushtarët e KFOR-it amerikanë, për ti falënderuar këta të fundit dhe shprehur mirënjohjen për donacionin e dhënë, për rregullimin e një pjese të kopshtit të Shtëpisë së të Moshuarve.

Përkushtimi për ngritje të mirëqenies së të moshuarve në këtë shtëpi, është obligim i yni të cilin me konsistencë po e përmbushim. Çdo lloj ndihmese, siç është edhe ky donacion i KFOR-it amerikan, në mënyrë që nënat, gjyshet e gjyshërit tanë të kalojnë ditë të këndshme argëtuese brenda kësaj shtëpie, është një hap i çmuar dhe ne e vlerësojmë shumë”.