Pasi institucionet në Kosovë morën vendim që të kalohet vetëm me targa “RKS” nga Serbia, serbët s’janë pajtuar me këtë vendim – kanë nisur reagimin.
Në pikën kufitare në Jarinje, ku janë pozicionuar Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, ka edhe kamionë.
Mbikëqyrja e Policisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me targa, ndërkohë serbët bllokojnë rrugën me kamionë.
Nuk raportohet për ndonjë incidenit si reuzltat i aksionit që filloi mëngjesin e së hënës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ende nuk është deklaruar rreth këtyre zhvillimeve.
As në Qeveri s’ka ende reagime nga politikanët serbë. /Insajderi.com