“Recycle Bin”, PSD vendosë portretin e Kurtit në kontejner

“Recycle Bin”, PSD vendosë portretin e Kurtit në kontejner

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë nisur një aksion te Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, njofton Insajderi.

Ndonëse nuk dihet ende motivi i këtij aktiviteti, ajo që është vënë re nga ky aksion është se aktivistët e PSD-së kanë mbajtur në duar një pankartë me fytyrën e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku shkruhet “recycle Bin”, që në shqip i bie “Shporta e riciklimit”.

Aktivistë të PSD-së kanë vendosur portretin e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti në kontejner pranë rrugës “Xhorxh Bush”, ndërkaq po vëzhgohen nga trupa të Policisë së Kosovës.

Drilon Pireva, aktivistë i kësaj partie e ka quajtur riciklim politikën e Vetëvendosjes, duke thënë se paralajmërimi i Kurtit për ndryshim nuk është i vërtetë. /Insajderi.com