Reduktime të ujit në disa lagje të kryeqytetit

Reduktime të ujit në disa lagje të kryeqytetit

Kompania e ujësjellësit “K.R.U Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit në disa komuna të kryeqytetit.

Kjo për shkak të nivelit të lartë turbullues të ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

“Në mënyrë që të bëjmë shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë konsumatorët dhe që, fokusi i mosfurnizimit me ujë të mos jenë vetëm zonat që furnizohen nga ITUP Shkabaj, ju njoftojmë me orarin e reduktimeve për këto zona : Nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku. Ndërsa, duke filluar nga ora 12:00-16:00 reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria. Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë”, thuhet në njoftim.

Kjo kompani ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke shtuar se këto reduktime do të jenë deri në një njoftim tjetër. /Insajderi.com