
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Reeker, është shprehur i bindur se administrate e presidentit tashmë të zgjedhur, Joseph Biden, do të mbetet e përkushtuar në partneritetin me Serbinë, transmeton Insajderi.
Kështu u deklarua ai për agjencinë serbe të lajmeve ‘ Tanjug’.
“Unë nuk mund të spekuloj se çfarë do të bëjë administrata e Biden, por mund të them se angazhimi amerikan në Ballkanin Perëndimor dhe partneriteti ynë me Serbinë është i qëndrueshëm, nga një administratë në tjetrën,” i tha ai.
Reeker tutje shtoi se beson që mbështetja do të mbetet e fortë. /Insajderi.com