Referendumi në Maqedoni drejt dështimit

Referendumi në Maqedoni drejt dështimit

Referendumi në Maqedoni pothuajse është i dështuar, pasi deri tani kur kanë mbetur edhe pak minuta deri në mbyllje të qendrave të votimit, kanë votuar vetëm 37 për qind.

Edhe pse shumica e atyre që kanë dalë për të votuar duket se janë pro ndryshimit të emrit të Maqedonisë, për të qenë i suksesshëm referendumi, pjesëmarrja do të duhej të ishte të paktën 50 për qind.

Drejtori i gazetës Koha në Maqedoni, Arben Retkoceri ka thënë për Gazeta Metro, me këtë pjesëmarrje, referendumi pothuajse është i dështuar.

Ai ka bërë të ditur se deri tani pjesëmarrja është vetëm 37 për qind. Referendumin e kanë bojkotuar partitë naxionaliste maqedonase, duke përfshirë edhe presidentin George Ivanov, pavarësisht se SHBA dhe BE kanë punuar shumë që ky referendum të kalojë, dhe të zgjidhet problemi prej dekadash me Greqinë.