
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka filluar festa për fitoren e partisë së presidentit Rexhep Taip Erdogan në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi.
Qytetarët thonë se kjo fitore e Edroganit, të cilin adhuruesit e tij të shumtë në Maqedoni e quajnë “Sulltan”, do të sjellë të mira për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë.
Deri tani janë numëruar afër 99 për qind të votave ndërsa për PO janë deklaruar 51 për qind e qytetarëve të Turqisë, raporton TV Shenja i Shkupit.
[arve url=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5ihi5l”/]