
Njëri nga referët e Superligës së Basketbollit të Kosovës, Genc Vitaku, i është futur garës për Asamble Komunale në Prishtinë, njofton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se ai është i licencuar ndërkombëtarisht dhe në pesë vjetët e fundit ka referuar në Superligën e Basketbollit të Kosovës.
“Genc Vitaku jeton në Dardani. Ai ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik dhe ka punuar si ekzekutiv i komunikimit në Philip Morris (Marlboro) dhe si menaxher i kontabilitetit në Zero Pozitive. Ai po ashtu ka punuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Federatën e Basketbollit të Kosovës”, shkroi Ismaili.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor. /Insajderi.com