“Reforma në arsim në Kamenicë” – Përplasen komuna dhe ministria

“Reforma në arsim në Kamenicë” – Përplasen komuna dhe ministria

Drejtoria për Arsim në Komunën e Kamenicës, ka paditur 23 prindër për moszbatim të reformës në arsim.

Kastrati ka konfirmuar se ka paditur 23 prindër, pasi kanë privuar nxënësit nga shkolla dhe se Gjykata është duke u marrë me urgjencë për këtë reformë, shkruan Insajderi.

“ Janë 23 prindër, këta janë mësimdhënëse shërbyes në komunë në pozita rrjedhimisht që kanë të ardhura financiare dhe janë persona publik dhe  ata do të duhej ta njohin rregullativat ligjore. Gjykata është duke e shqyrtuar dhe ka kërkuar informacione shtesë prej Komunës  për këtë rast”, ka thënë Kastrati për Dukagjinin.

Kurse ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se reforma është e nevojshme por duhet të jetë gjithë përfshirëse në Kosovë.

“Kemi statistikat e para, janë 30 % e shkolla në Kosovë që kanë më pak se  100 nxënës jemi duke punuar për klasat e kombinuara reformat janë të nevojshme por duhet të bëhen në mënyrë të kordinuar e duhet të kenë qasje në të gjithë territorin e Kosovës, ka thënë ajo.

Ministrja Bajrami ka shtuar se Kastratit ia kanë ofruar një zgjidhje nga ministria.

“ Nga ditët e para jemi marrë me çështjen e Kamenicës, kemi biseduar me kryetarin dhe ekipin e tij dhe prindërit, sot gjatë ditës pritet të dalim me një qëndrim zyrtar, nëse nuk kemi marrëveshje.

Kastrati ka thekuar  se reforma është kompetencë vetanake e Komunës së Kamenicës.

Kujtojmë se 23 prindër kanë kundërshtuar planin e reformës në Kamenicë, pasi me këtë plan, nxënësit e të dy shkollave të ciklit të ulët (klasa zero deri në klasën e pestë) është paraparë që mësimin ta vijojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ndërsa ata të ciklit të lartë po ashtu të dy shkollave (klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë. Përderisa sipas tij shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” do të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”, pas marrëveshjes me Komunën e Gjilanit/Insajderi.com