“Refuzimi i Kurtit për të dalë në emisione e ushqen një precedent të rrezikshëm”

“Refuzimi i Kurtit për të dalë në emisione e ushqen një precedent të rrezikshëm”

Refuzimi i kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtit, që të dalë në emisione e ushqen një precedent shumë të rrezikshëm në raport me zhvillimin dhe përhapjen e të vërtetave politike si dhe të progresit të mendimit politik, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e cila tha se me këtë pozicion Kurti ka lënë të kuptohet “që po vetmjaftohet me projektin e tij politik dhe si i tillë ai paraqet të vërtetat absolute për çështjet shoqërore”.

Këto komente Kuçi i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Ani pse një vit kohë prej që ka përfunduar fushata e kaluar, është kohë e konsiderushme që do të duhej t’i shërbente për t’i avancuar qëndrimet e tija dhe jo t’i konzervoj ato në dogma të pakontestueshme.

Idetë politike duhet t’i nënshtrohen riegzaminimit të vazhdueshëm, vetëm në këtë mënyrë ato reflektojnë nevojën për progresin shoqëror dhe krijojnë hapësirë për përfshirjen e perspektivave të padëgjuara që në të shumtën e rasteve janë perspektiva të grupeve të nëpërkëmbura”, ka thënë Kuçi./Insajderi.com