Refuzohen ankesat e mbrojtësve në rastin “Subvencioni 2021”

Refuzohen ankesat e mbrojtësve në rastin “Subvencioni 2021”

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat e mbrojtësve të të pandehurve S.SH., S.S., L.S., H.M., B.N., D.A., A.B., SH.K., P.K., në rastin e njohur si “Subvencioni”.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë me aktvendimet përkatëse ndaj të pandehurve të lartcekur kishte vazhduar masën e paraburgimit.

“Ndërsa ndaj katër të pandehurve tjerë kishte vazhduar masën e arrestit shtëpiak, për shkak të veprave penale: Marrja e ryshfetit, Mashtrimi me subvencione, Dhënia e ryshfetit, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Mashtrimi në detyrë dhe Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, thuhet në njoftimin e Apelit.

“Kolegji penal i Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit të Kosovës ka konstatuar se gjyqtari i procedurës paraprake i gjykatës së shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ndaj të pandehurve ka vazhduar masën e paraburgimit, ndërsa ndaj katër të pandehurve ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, pasi që janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë, duke e pasur parasysh natyrën e veprave penale dhe rrethanat tjera të rastit konkret, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”.

21 zyrtarë janë arrestuan më 30 qershor 2021, një një aksion të koordinuar mes Prokurorisë, Gjykatës e Policisë. Prej tyre 14 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, për vepra penale korruptive./Insajderi.com