Refuzohen një mijë e 632 vota të ardhura me postë

Refuzohen një mijë e 632 vota të ardhura me postë

Organizata joqeveritare “Germin” ka njoftuar se janë refuzuar një mijë e 632 zarfe të ardhura nga jashtë Kosovës, 37 prej të cilëve kanë votuar dy herë.

Nga kjo organizatë bëjnë të ditur se deri në mbrëmjen e së mërkurës janë verifikuar pesë mijë e 778 zarfe dhe janë aprovuar katër mijë e 146 prej tyre, përcjell Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në mesin e zarfeve të refuzuara, 787 nuk kanë ekzistuar në periudhën e aplikimit dhe 440 votues ishin refuzuar në këtë periudhë, të cilat pritet të rishqyrtohen edhe një herë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë nga KQZ-ja kanë konfirmuar të mërkurën se gjatë ditëve në vijim do të përfundojë procesi i verifikimit dhe vlerësimit të pakove të ardhura me postë./Insajderi.com