Kërkesë e refuzuar

Deputetët ia refuzojnë kërkesën VV-së, s’duan të bisedojnë për Telekomin

Deputetët ia refuzojnë kërkesën VV-së, s’duan të bisedojnë për Telekomin

Në zhvillimin e seancës parlamentare ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë Covid-19, është refuzuar kërkesa e grupit parlamentar të VV për të diskutuar për menaxhimin e telekomit, njofton insajderi.

Kërkesën për të futur këtë pikë si rend dite e ka bërë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se telekomit mund ti merren 25 milion euro nga përmbaruesi privat.

“Pa dyshim se kjo çështje është urgjente sipas dispozitave të rregullores së punës konsiderohet dhe ky diskutim lidhur me situatën financiare në Telekomin e Kosovës për shkak të lejimit të përmbarimit të vendimit të arbitrazhit me të cilin përmbarim ndërmarrjes publike, Telekomit të Kosovës pas disa ditëve mund t’i ekzekutohen dhunshëm afër 25 milionë euro nga përmbaruesi privat në dobi të kreditorit “Dardafon LL. C

Këtë kërkesë të Nagavcit e ka mbështetur edhe kolegu i saj nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Lidhur me këtë çështje ka folur më pas deputetja e LDK-së, Dorunita Maloku, e cila ka thënë se sot kuvendi është mbledhur për të diskutuar për pandeminë, ndërsa kjo pikë mund të diskutohet nesër.

Lidhur më këtë pikë është lënë që të vendos kryesia e Kuvendit se kur do të procedohet kjo kërkesë./Insajderi.com