
Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku ka fyer ish deputeten Melihate Tërmkolli, njofton Insajderi.
“I kisha përla Brnabiqin me Tërmkollin”, shkruan Myftari në postimin e tij.
Komenti i Myftarit duket se është bërë në baza të orientimit seksual, meqë kryeministrja serbe është deklaruar hapur se është homoseksuale.
Përveç kësaj, Myftari në profilin e tij ka lejuar edhe komentet fyese e denigruese në drejtim të dy emrave të apostrofuar.
Njëri nga komentuesit ka shkruar “Kundër abuzimit ndaj kafshëve”./Insajderi.com