Regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet për vitin tjetër, shkak pandemia dhe zgjedhjet lokale

Regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet për vitin tjetër, shkak pandemia dhe zgjedhjet lokale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Transfere, tha se për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, regjistrimi i popullsisë së Kosovës i paraparë për sivjet mund të  shtyhet deri në pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan Insajderi.

Kryeshefi i Agjensise të Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha tha se kjo Agjenci i ka kryer të gjitha përgatitjet për regjistrimin e popullsisë sipas planit.

Ai tha se buxheti është i planifikuar mirëpo që nuk flitet vetëm për regjistrimin e popullsisë, por përfshin edhe projektet me vlerë mbi 12 milionë euro.

“Sfida për regjistrimin e popullsisë është data e regjistrimit, regjistrimi nuk duhet të jetë në ngjarje të mëdha politika siç janë fushatat dhe mos të ndodh në kohë të fatkeqësive natyrore. Buxheti është i planifikuar për regjistrim nuk flitet, mirëpo prej fillimit buxheti mbi 12 milionë”.

Regjistrimi i fundit të popullsisë ka qenë para dhjetë viteve, më 2011./Insajderi.com