Regjistrimi i qenve me pronarë dhe miratimi i ligjit për mbajtjen e tyre po konsiderohet zgjidhja e problemit të vazhdueshëm me qentë endacakë në vend.
Lamir Thaçi, zëdhënës nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë për Gazetën Online Insajderi, se në prill të këtij viti ka përfunduar projekti “Menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak”, i cili është zhvilluar në tërë territorin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se gjatë vitit 2020-2021 numri i qenve të vaksinuar kundër tërbimit sillet afro 800 sosh vetëm në komunën e Prishtinës.
Thaçi tha se numri i qenve endacakë nuk dihet pasi që sipas tij, ata janë gjithë kohën në lëvizje dhe se problem në hulumtimin dhe shumimin e qenve endacakë janë edhe qentë me pronar.
“Një ndër faktorët kryesor për shumim të qenve endacakë janë pikërisht qentë me pronar, të cilët i lënë të lirë, i lëshojnë në momentin që nuk ju duhen kjo e bënë edhe me të vështirë njohjen e numrit të qenve endacakë, po ashtu krijon pasiguri edhe tek vetë qentë endacakë pasi që ata vijnë nga një formë e ndryshme e jetës”, është shprehur ai.
Derisa bë het fjalë për qentë me pronar dhe kanosja nga ta, rasti i fundit që ka ndodhur në Prishtinë – ku qeni i reperit, Bim Bimma, është përfshirë në një incident, ka shkaktuar panik të madhe te qytetarët që ishin prezent. Bim Bimma ka thënë se nga ky incident ka thyer gishtin dhe sipas tij, krejt çka ka mundur të bëjë ka qenë ta dërgojë qenin të veterinari.
I pyetur nga redaksia se a ka poseduar qeni i tij maskë mbrojtëse gjatë shëtitjes në ambient të hapur, pasi që nuk është hera e parë që qentë e tij janë përfshirë në një incident të tillë, reperi ka hezituar të përgjigjet në këtë pyetje.
Bim Bimmës para disa muajsh i ka reaguar edhe një vajzë , e cila ka raportuar për kanosje nga qentë e tij, nga ana tjetë r artisti ka kërkuar që ta raportojnë postimin e vajzës në fjalë, duke thënë se ka nxitur gjuhë të urrejtjes dhe bullizëm.
“Para disa kohë në Prishtinë dy qentë të një këngëtari në hyrje të një banese në qendër patën filluar të me ndjekin shkallë ve të një ndërtesë. Unë ikja, ata pas meje.. e pronari i tyre (këngëtari) nga larg më tha ‘mos ik, se nuk të hanë ’… veç po luajnë. Nëse ju si pronar iu besoni, unë nuk iu besoj”, ka shkruar ajo.
Maska e hundës për qentë kërkohet në ato raste kur kafsha ka një histori më parë të raportuar për kafshim, kur qeni është agresiv apo kur ka ndonjë shkresë nga mjeku për agresivitetin e tij.
Kështu ka deklaruar për redaksinë , veterinar që është edhe drejtor i Bujqësisë në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha.
Megjithatë, siç shpjegojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në Kosovë nuk është e rregulluar me ligj mbajtja e qenve, mënyrat e trajtimit apo rregullat dhe kushtet për nxjerrjen e tyre në natyrë.
Për rregullimin e kësaj fushe AUV ka paraparë “që në vitin 2022 të iniciojmë hartimin e një udhëzimi administrativ, i cili parasheh të gjitha kushtet dhe kriteret për mbajtjen e tyre”. /Insajderi.com