Regjistrohet një tjetër tërmet në Shqipëri, 3.0 shkallë të rihterit

Regjistrohet një tjetër tërmet në Shqipëri, 3.0 shkallë të rihterit

Një tërmet prej 3.0 shkallë të rihterit ka lëkundur sërish Shqipërinë rreth orës 13:45 të së premtes.

Tërmeti, i cili është regjistruar nga EMSC, një organizatë shkencore ndërkombëtare, ka epiqendrën në Detin Adriatik – 54 kilometra larg Tiranës.

Ky është njëri nga qindra pasgoditjet sizmike që kanë lëkundur Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm prej 6.4 shkallë të rihterit që ndodhi tri ditë më parë. /Insajderi.com