Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, drejtorin e Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë nga Droga, Alexis Goosdeel,
Ata nënshkruam Marrëveshjen e Punës për monitorimin e drogave në kuadër të legjislacionit të Bashkimit Evropian, njofton Insajderi.
Zemaj për marrëveshjen ka thënë se, “i jep dinamikë punës së përbashkët për fuqizimin e politikave dhe legjislacionit tonë që të jenë kompatibil me legjislacionin e BE-së për monitorimin e drogave. Ministria e Shëndetësisë merret me pjesën e parandalimit, trajtimit dhe rehabilitimin e përdoruesve të drogave”.
Po ashtu ai ka paralajmëruar se së shpejti do të hapim edhe dy qendra të reja për terapi mbajtëse në repartet psikiatrike të spitaleve në Mitrovicë dhe në Ferizaj, si dhe ndërtimin dhe funksionalizmin e Qendrës për Sëmundje të Varësisë me angazhim maksimal për ta siguruar buxhetin. /Insajderi.com