Nëpër rrugët e kryeqytetit mund të shihni edhe vetura me reklama jo fort të zakonshme.
Një e tillë është parë edhe sonte nëpër Prishtinë, shkruan Insajderi.
Një veturë e tipit “Hummer”, reklamonte lokalin e striptizit të quajtur “Shqiponjat”.
“Hapur çdo ditë, striptiz club. Magjistralja Prishtinw-Ferizaj”, shkruhej prapa kësaj veture, fotografi të së cilës i ka siguruar Gazeta Insajderi.
Këto lokale striptizi dhe qendrat e ndryshme të masazheve, kanë qenë objekt hetimi nga Policia e Kosovës për prostitucion.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë. /Insajderi.com