Rekord i ri: Gjashtë të vdekur dhe mbi 500 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rekord i ri: Gjashtë të vdekur dhe mbi 500 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Një rekord i ri sa i përket rasteve pozitive me Coronavirus është shënuar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Gjashtë persona kanë vdekur dhe 535 të tjerë janë infektuar brenda kësaj periudhe kohore.

Kjo shifër e lartë e personave të infektuar së fundmi ka rezultuar nga gjithsej dy mijë e 445 testime të kryera.

Ndërkaq, janë shëruar edhe 168 pacientë. Sa i përket rasteve aktive në mbarë Maqedoninë janë plot katër mijë e 597. /Insajderi.com