Rekord i Zi: Pesë vdekje dhe 1.765 infeksione të reja

Rekord i Zi: Pesë vdekje dhe 1.765 infeksione të reja

Pesë raste të vdekjes dhe 1 mijë e 765 infeksione të reja me COVID-19, është bilanci ditor.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të martën.

Kjo statistikë e rasteve ditore është “rekord i zi”, që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë shëruar 127 pacientë.

Rastet aktive janë 10 mijë e 183.

Ndërsa gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 21.903 qytetarë. /Insajderi.com