Pesë viktima janë shënuar brenda 24 orëve të fundit nga Coronavirusi në Shqipëri, njofton Insajderi.
Përveç këtyre viktimave, në po të njëjtën periudhë kohore është regjistruar rekordi i ri i rasteve pozitive me COVID-19 në këtë vend.
381 raste të reja dhe 106 të shëruar është bilanci i fundit sa i përket virusit në Shqipëri.
Me 106 qytetarë të kuruar, numri i të shëruarve ka arritur në 11,473 që nga fillimi i epidemisë. /Insajderi.com