Rekord vdekjesh nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rekord vdekjesh nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rezultatet e para të muajit korrik për Covid-19 në vend, regjistrojnë numrin më të madh të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 15 të vdekur, njofton Insajderi.

8 prej tyre në Shkup dhe nga dy në Tetovë, Strugë dhe Gostivar.

Nga 1.653 teste të kryera, 173 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Probabiliteti mbetet në suaza të 10 për qindëshit. Numri më i madh i tyre nga Shkupi, ndërsa rritje të rasteve të reja ka edhe në Strugë dhe Ohër. Në Gostivar 7 të infektuarit janë shtetas të huaj./Insajderi.com