Rekordet e zeza gjatë pandemisë

Shumë raste me coronavirus në Kosovë po rezultojnë brenda 24 orëve.

Rekordet e zeza gjatë pandemisë

195 raste të raportuara pozitiv me coronavirus ishte rekord tjetër i Zi për Kosovën që nga fillimi i pandemisë.

Tashmë, kur rreth 200 raste paraqiten brenda ditës pozitiv situata po eskalon, ky eskalim është parë edhe vikendin që kaluam ku vdiqën 12 persona të infektuar me coronavirus.

Janë disa ditë prej fillimit të pandemisë që në Kosovë brenda 24 orëve kanë rezultuar mbi 100 raste me coronavirus, por ky trend negative si duket po shkon duke u rritur.

Qeveria e Kosovës ka marrë masat parandaluese duke e ndaluar lëvizjen e lirë në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit. Edhe gastronomia i është nënshtruar këtij vendimi të Qeverisë.

Në anën tjeter, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdimisht po apelon për kujdes.

Rekordi i Zi po po thehet nga një rekord tjetër i Zi, madje kjo ka ndodhur shpesh në tri javët e fundit./Insajderi.com/