Rekordi i ri i rasteve me Coronavirus, reagon Infektologu kosovar

Rekordi i ri i rasteve me Coronavirus, reagon Infektologu kosovar

Pas regjistrimit të rekordit të ri të rasteve të reja pozitive me Coronavirus sot në Kosovë, ka reaguar infektologu Izet Sadiku, njofton Insajderi.

Sadiku ka thënë se është koha që të mobilizohen të gjithë për përballje me virusin Corona.

Kështu është shprehur ai përmes një postimi në Facebook.

“Përballja me COVID19. Rritja e numrit të rasteve me COVID19 po e bënë situatën alarmante edhe në Kosovë, prandaj është koha që të mobilizohemi të gjithë për përballje me COVID19 !”, tha ai.

Numri total i rasteve të prekur me Coronavirus ka arritur në 21 mijë e 545. /Insajderi.com

Përballja me COVID19
Rritja e numrit të rasteve me COVID19 po e bënë situatën alarmante edhe në Kosovë, prandaj është koha që të mobilizohemi të gjtihë për përballje me COVID19 !

Posted by Izet Sadiku on Wednesday, November 4, 2020