Rekrutimi i vajzave për “Live Sex” në Tiranë

Rekrutimi i vajzave për “Live Sex” në Tiranë

Biznesi më i ri që ka lulëzuar në Tiranë është ai i njohur si “Live Sex” që lansohet në disa faqe në internet. Kësisoj ka nisur edhe rekrutimi me të madhe i vajzave shqiptare që punojnë duke reklamuar trupin e tyre live në internet.

Sipas një hulumtimi të kryer nga “Fiks Fare” shihet sesi disa studio punësojnë vajza, të cilat flasin në internet me klientë të huaj dhe biseda zhvillohet nudo.

Studiot punojnë në fshehtësi, nëpër apartamente në lagje të ndryshme të Tiranës. Nuk kanë emër, nuk janë të regjistruara. Nuk ka ligj që i lejon dhe as që i ndalon. Gjithçka kryhet nëpërmjet monitorit të kompjuterit.

Gazetarja e “Fiksit”, në bashkëbisedimin me administratoren dhe pronarin e studois mëson se vajzat marrin 40% të krediteve. Gjithashtu mëson se në këto studio puna zhvillohet me tre turne: turn i parë, i dytë dhe i tretë.

biznesi
Në “debutimin” e saj në studion e “nxehtë”, gazetarja e “Fiksit” mëson nga kolegia se si mbahet gjatë klienti në linjë.

“Në “free” nuk duhet të zhvishesh. I thua që nëse dëshiron të shohësh më shumë, kalo në privat. Vetëm në privat zhvishesh. Do bësh çfarë të kërkojnë, por fillimisht duhet shfaqur pjesa që ke më mirë. Ke gjoksin, shfaq gjoksin. Ke b…, do të tregosh b…”, thotë vajza që punon në