Rektori Dema deklarohet rreth dorëheqjes së prorektorit Sahiti

Rektori Dema deklarohet rreth dorëheqjes së prorektorit Sahiti

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka lëshuar një deklaratë për media, me sqarim të rektorit Marjan Dema, lidhur me dorëheqjen e parevokueshme të prorektorit Naser Sahiti.

“Ju njoftoj që sot me datë 3 shtator 2018, prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, prof. dr. Naser Sahiti ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë. Arsyet e dorëheqjes së prorektorit Sahiti lidhen me mospajtimet tona rreth përgjegjësive që lidhen me fushën në të cilën ka qenë i angazhuar ai”, ka thënë rektori Dema, njofton zyra për media e UP-së.

“Përkundër dorëheqjes së tij, prorektori Sahiti ka ofruar bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në çështjet në të cilat ka punuar deri me tani. Me këtë rast, falënderoj prorektorin Sahiti për angazhimin e tij dhe i uroj sukses në karrierën e mëtutjeshme akademike”, ka shtuar më tej ai.

Sot u raportua se prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Naser Sahiti ka dhënë dorëheqje. Sahiti, në fakt i ka thënë gazetës Koha Ditore se këtë vendim e ka marrë për shkak të mospajtimeve me rektorin e UP-së, Marjan Dema.

Këto mospajtime me rektorin sipas tij, kanë lindur muajve te fundit.

“Ato i din rektori, unë nuk do të paraqes opinion. Kanë të bëjnë rreth organizimit të punëve në përgjithësi”, është shprehur Sahiti.