
Rektori i ri Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka thënë pas emërimit në pozitën e rektorit se përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastrukturës në Universitetin e Prishtinës do të jetë prioritet i tij në mandatin katërvjeçar.
Ai u zotua se nuk do të lejojë përfshirjen e politikës në Universitetin më të vjetër të Kosovës.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës zgjodhi Naser Sahitin si rektor të UP-së në një mandat katërvjeçar, me shtatë vota.
Kryetari i Këshillit Drejtues, Ujkan Bajra tha se i tërë procesi ka qenë transparentë. /Insajderi.com/