Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, ka deklaruar se shpreson në kthimin e mësimit fizik në nivelin e lartë të arsimit, së paku për një muaj.
Shkak i pandemisë COVID-19, arsimi i lartë zhvillohet përmes platformave online.
“Realiteti është se në shumicën e njësive akademike, sidomos viti i parë, aty janë vështirësitë më të mëdha për zhvillimin e mësimit fizik, për shkak të numrit të madh të studentëve. Jemi duke e përcjellur situatën dhe nëse ka zhvillime të tilla, jemi shumë të interesuar që të paktën për dy muaj apo vetëm muajin e fundit të kthehemi me mësimin fizik, deklaroi ai.
Ai foli edhe për organizimin e mësimit online.
“Mbajtja e mësimit online ka qenë një gjë e veçantë, për Universitetin e Prishtinës, si dhe për institucionet tjera arsimore, pa dyshim një përvojë tërësisht e re por e imponuar nga Covid-19”, tha ai. /Insajderi.com