Remi: Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar

Remi: Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar.

Kjo deklaratë e Remit erdhi pasi, Albin Kurti në Bruksel ka deklaruar se “ka kriminelë të luftës në shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë nëpër institucione”.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret”, tha ai në Pressing.

Gjithashtu shtoi se me Kurtin është takuar gjatë kohës sa ai ishte në shtabet e UÇK-së për qëllime të çlirimit të Kosovës.

“Ai ka qenë me detyra të veçanta në Drejtorinë Politike. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci”, tha Remi. /Insajderi.com