Remzi Shala dënohet për krime lufte

Remzi Shala dënohet për krime lufte

Gjykata Themelore në Prizren, sot e ka shpallur fajtor Remzi Shalën i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”,  për krime lufte.

Kjo gjykatë ndaj Shalës, ish-eprorit të UCK-së shqiptoi dënimin me 14 burgim.

Shala akuzohej për rrëmbimin e Haxhi Perteshit nga Duhla e Suharekës në vitin 1998, i cili pastaj ishte gjetur i vdekur.

Ndaj Shalës është vazhduar masa e paraburgimit deri sa vendimi të marrë formën e prerë.

Kujtojmë se Shala është ftuar edhe nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai sapo kishte pranuar ftesën nga Specialje kishte deklaruar se nuk do t`I përgjigjej pozitivisht kësaj ftese, ndërkohë që ishte arratisur.