Rëndësia e qendrave të komunitetit është jetike për indin social. Këto qendra ofrojnë siguri dhe shërbejnë si masë parandaluese kundrejt ndarjeve – ngase çdo n" />

Rëndësia e qendrave të komunitetit është jetike për indin social

Rëndësia e qendrave të komunitetit është jetike për indin social

Rëndësia e qendrave të komunitetit është jetike për indin social. Këto qendra ofrojnë siguri dhe shërbejnë si masë parandaluese kundrejt ndarjeve – ngase çdo ngecje në këtë aspekt sjell drejtpërdrejt ngecje ekonomike dhe urbane. Prandaj duke investuar në promovimin e jetës në komunitet, ne investojmë në krijimin e një lagjeje/qyteti të qëndrueshëm .

Në Projektin “Banimi me Kosto të Përballueshme – Lagjja Model” do të jenë të shpërndara gjithsej pesë qendra të komunitetit me sipërfaqe totale prej 838m2 dhe terrasat e tyre me 455m2. Këto hapësira do t’i shërbejnë komunitetit të lagjes për nevojat të natyrave të ndryshme, si për shembull: mini kuzhinë , hapësirë për ditëlindje, hapësira për të moshuar, hapësira për të rinjë , rekreacion, kënd leximi  si dhe ngjarje tjera sociale me rëndësi për banorët e lagjes (mbledhje dhe përurime).

Në këto hapësira planifikohet të mblidhen banorët e lagjes, por edhe të lagjeve tjera të Prishtinës  në mënyrë që së bashku të zgjidhin apo ndajnë problemet, arritjet, gëzimet dhe rastet tjera që e prekin shoqërinë njerëzore – momente këto që kur ndahen me të tjerët, e sjellin më afër komunitetin dhe shoqërinë .

Qendrat e komunitetit do të jenë prioritet i këtij projekti ngase ato shërbejnë si një lloj garance e qëndrueshmërisë dhe e suksesit lagjes.